UBT

Veseli: Kjo ditë po shndërrohet në pelegrinazh në vendin e shenjt të Jasharajve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeparlamentari Kadri Veseli për nder të 28 Nëntorit ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Veseli tha se kjo ditë po merr përmasa të një dite e cila po shndërrohet në pelegrinazh, veçanërisht në këtë vend të shenjt ku prehet komandanti legjendar.

Uji Dea

“Janë duke ardhur me qindra mijëra qytetarë anekënd trojeve shqiptare për ti bërë nderim heronjve tanë kombëtar, duke kujtuar lirinë tonë, sakrificën, dhe në të njëjtën kohë, për t’a nderuar dhe respektuar flamurin tonë kombëtar”, tha Veseli.

Veseli tha se institucionet e vendit kanë ende për të bërë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, përmes një zhvillimi të fuqishëm ekonomik, dhe në të njëjtën kohë t’a kemi një shtet me të cilin do të krenohen të gjithë këta qytetarët të cilët për lirinë e këtij vendi kanë sakrifikuar aq shumë.