Veseli kërkon zbatimin marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri

Sot në mes të Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar 12 marrëveshje që kanë të bëjnë me fusha të ndryshme. Me këtë rast kryeparlamentari Kadri Veseli ka këtrkuar zbatimin e plotë të marrëveshjeve që janë arritur sot mes vendeve, raporton “zëri.info”.
Sipas tij nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve forcon lidhjet ekonomike, arsimore, e kulturore mes vendeve.
Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyje:
Përshëndes punimet e mbledhjes së përbashkët të qeverive të dy vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë.
Nënshkrimi i marrëveshjeve që forcojnë lidhjet tona ekonomike, arsimore, kulturore dhe në shumë fusha të tjera janë një zhvillim pozitiv për qytetarët tanë. Unë besoj se këto marrëveshje, por edhe të tjerat që do të nënshkruhen në të ardhmen, do të gjejnë zbatim të menjëhershëm dhe efikas, e jo të mbesin vetëm pjesë e diskursit tonë publik.
Vetëm duke bashkëpunuar ngushtë me njëri-tjetrin, duke ndihmuar njëri-tjetrin, duke promovuar bashkë vlerat tona, ne ndërtojmë një jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe një të ardhme më të ndritur për gjeneratat e reja. /ZËRI