Veseli kalon te Port Vale
Frederik Veseli me klub të ri. Mbrojtësi kosovar ka kaluar te Port Vale, në formë huazimi nga Ipsëich Toën. Lajmi bëhet i ditur nga mediat angleze.
“Ai është mbrojtës i djathtë, por gjithashtu mund të luajë në qendër dhe po ashtu është i mirë edhe në mesfushë. Ne do ta shohim atë si mbrojtës të djathtë. Fredi është i shpejtë, ka kontroll të mirë të topit, pavarësisht se nuk ka shumë ndeshje të luajtura me ekipet paraprake”, tha menaxheri i Port Vales, Micky Adams, transmeton ‘stokesentinel.co.uk’.
Port Vale garon në League One të Anglisë, ose ligën e tretë të këtij vendi. Më herët, 22-vjeçari ka luajtur me Manchester City B dhe Manchester United B. Te kjo e fundit ishte transferuar nga Sir Alex Ferguson. Ai ka nënshtetësi të Zvicrës. Së fundi u ftua edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës, por shkaku i lëndimit nuk erdhi.


