UBT

Veseli: Ka lëvizje pozitive për vizat edhe nga shtetet që s’na njohin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ka lëvizje pozitive edhe tek vendet e BE-së, që nuk e njohin Kosovën sa i takon çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka folur të mërkurën në RTK, ku është ndalur te qëndrimii i tij në Francë dhe te takimet që i ka zhvilluar me deputetët e Parlamentit Evropian.

“Ka lëvizje pozitive. Janë pesë vendet që nuk e kanë njohur shtetin. E kemi takuar një koleg nga Rumania, shtet që nuk e ka njohur Kosovën, dhe e falenderoj për qëndrimin korrekt sa i përket liberalizimit të vizave”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se ka marrë mbështetje në Parlamentin Evropian për sa i takon liberalizimit të vizave.

Fundamenti

“Jam shumë i sigurt se liberalizimi i vizave për aq sa varet nga Parlamenti Evropian do të ndodhë. Ka një qëndrim shumë pozitiv. I kam siguruar të gjithë kolegët e mi se kosovarët do të marrin liberalizimin e vizave dhe në të njëjtën kohë do të jenë shumë korrekt me qëndrimin e tyre në BE”, ka thënë ai.

Veseli ka treguar se pas Strasburgut do të qëndrojë edhe në Paris.

“Pas Strasburgut do të jem në Paris. Do të vazhdojmë në këtë mënyrë që të ndodhë ajo që duhet të ndodhë. Kosova është vend Evropian, Kosova po bën progress çdo ditë, Kosova ka nevojë për më shumë njohje brenda BE-së. Kosova nuk është vend refugjat”, ka thënë Veseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.