RCCOLA

Veseli: Jam i vetmi që po merrem me brengat e qytetarëve dhe që po veproj

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Lideri i PDK-së në një debat me analistë në Klan Kosova ka thënë se është i vetmi që po merret me brengat e qytetareve, që nuk akuzon, por vepron konkretisht. “Jam i vetmi qe kam nisur luftën kundër korrupsionit. Jam i vetmi qe marre vendime drejtpërdrejtë, konkrete, për të mirën e rinisë”, ka thënë ai. Çdo parti kanë qenë ose janë në pushtet, ka thënë Veseli, por e vetmja PDK-ja dhe ai nuk po e akuzojmë askënd, por po i thërrasin për t’u bashkuar për një të ardhme më të mirë.

UBT

“Kolegët nga partitë tjera duhet të jenë fer dhe të veprojnë si unë, qoftë edhe brenda partive, qoftë me veprime konkrete”, ka thënë Veseli. Unë do të veproj, ka thënë ai, sepse vlerëson që duke e realizuar programin, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.