Eko Higjiena

Veseli: Jam i tronditur që Kurti po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi Ambasadori Grenell, demantoi për përmbajtjen e telefonatës me zyrtarët amerikanë të Shtëpisë së Bardhë.

Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Veseli ka thënë se ndihet i tronditur që Kryeministri i Kosovës po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA-së.

“Jam i tronditur që Kryeministri i Kosovës po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA-së. PDK vlerëson punën e Ambasadorit Grennell për të arritur një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe është e përkushtuar në përpjekjet e SHBA-së për paqen në Ballkan”, ka shkruar Veseli.

Mobi Casa

Zyra e Kurtit kishte deklaruar se gjatë bisedës që ka pasur me Grenellin, i është konfirmuar se ndihma ndaj Kosovës nuk do të ndalet.

Ndërkaq Grenell ka reaguar ndaj këtyre deklaratave, duke i quajtur të pavërteta.

Ai ka thënë se, SHBA i ka bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për të mbajtur tarifat edhe pjesshëm janë duke dëmtuar ekonominë e Kosovës – dhe SHBA’ja nuk do t’i çonte dëm ndihmat tona nëse lidershipi i Kosovës vazhdon të dëmtojë popullin e vet në këtë mënyrë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.