ARKATANA

Veseli: Interesat nacionale duhet të jenë mbi ato partiake

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë një deklaratë pas zhvillimeve të sotme në Kuvend.Sipas tij, dita e sotme dëshmon se parlamentarizmi në Kosovë është i vetmi fitues i një debati të lodhshëm, me dhe pa argumente të atij apo këtij lloji.

“Përkufizimi i kufijve të shtetit të Kosovës, është një nevojë dhe realizim historik i një procesi të shtetbërjes, të konfirmuar me rezistencën e popullit të Kosovës, proceset negociatore (Rambulliet, Vjenë, Bruksel), dhe obligimeve ndaj neve dhe tjerëve, fqinjëve, partnerëve ndërkombëtarë dhe vetë Kosovës si faktor që hyn në familjen e kombeve dhe shteteve duke marrë obligime dhe privilegje nga ky proces historik”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se “është privilegj dhe obligim që e jetojmë këtë kohë dhe sillemi konform kësaj situate historike”.

Eco Higjiena

“Legjitime është që në një betejë parlamentare, të mbahen interesat partiake, por ajo që vlen në një gjyq historik janë interesat nacionale. Unë, si Kryetar i kësaj legjislature, me detyrë kaq komplekse, dua të falënderoj së pari deputetët e Partisë Demokratike dhe strukturat e saj për qëndrimin unik si dhe të gjithë akterët parlamentarë, institucionalë e shtetërorë, me theks të veçantë Policinë e Kosovës”, ka thënë Veseli. “Dua që të mos jemi shpirtngushtë, të mos mbizotërojë zhurma mbi argumentin. Lotsjellësi mbi debatin, granata mbi bisedën. Dua të gjithë të kujtohemi që shteti që po e ndërtojmë është mbi të gjitha kapriciet, shpirtëngushtësitë, interesat, kalkulimet dhe agjendat personale, grupore e të interesit”, ka thënë më tej ai.

Veseli ka thënë se do që t’i sigurojë qytetarët e Republikës së Kosovës se shteti jonë, do të ecë përpara, në partneritet të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

“Do të futemi shumë shpejt nga agjenda e krizave dhe konfliktualitetit në agjendën e konsensusit të përbashkët nacional dhe zgjidhjeve të çështjeve jetësore për qytetarët e Republikës së Kosovës.Faliminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Vetëm të bashkuar, mund të ecim përpara në rrugën e zhvillimit dhe integrimit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.