Hidromorava

Veseli insiston në dialog, opozita do rrëzimin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kriza dhe problemet e vitit të kaluar pritet ta përcjellin Kosovën edhe gjatë vitit 2016. Madje situata mund të përkeqësohet, duke marrë parasysh pozicionet aktuale qeveri – opozitë, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse ishte menduar se aktgjykimi i Kushtetueses mbi parimet e Asociacionit do ta kthjellojë situatën, kjo nuk ndodhi.

Qeveria refuzon ta rinegociojë marrëveshjen, duke “siguruar” se frymën e Kushtetutës do ta rikthejë me dekretin qeveritar dhe statutin e Asociacionit. Ndërkaq opozita është duke u përgatitur për protestën e 9 janarit, valën e të cilave kanë thënë se nuk do ta ndalin deri në largimin e Qeverisë.

Mobi Casa

Bllokada e opozitës do të vazhdojë edhe brenda institucionit të Kuvendit, i cili sesionin vjeshtor nuk kishte arritur ta zhvillojë asnjë seancë normale.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë të dielën për “Kohën Ditore” se aktgjykimi i fundit, përbën një moment të ri dhe të rëndësishëm për skenën politike dhe krijon një hapësirë të re për reflektim të përbashkët dhe për qasje të përbashkët ndaj dialogut politik.

http://koha.net/?id=27&l=91912

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.