Eko Higjiena

Veseli ia lë në dorë Haradinajt pataten e nxehtë

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria ‘Mustafa’ u rrëzua, me arsyetimin se nuk kaloi Demarkacionin, kurse tani e njëjta parti që edhe ndihmoi rrëzimin e kësaj qeverie, pra PDK, u bë në koalicion me dy nga kundërshtuesit e pandalshëm të së njëjtës çështje (AAK-Nisma), pra të Demarkacionit të nënshkruar nga vetë Hashim Thaçi, ish-kryetari PDK-së dhe ishzëvendëskryeministër e ministër i Jashtëm i Kosovës. PDK-ja u bë bashkë me atë që thotë se ky version i këtij Demarkacioni nuk do të kalojë asnjëherë, ndërkaq kjo lojë e fjalës po vazhdon nga krahu i luftës.

HIPOKRIZIA E PDK-SË ME DEMARKACIONIN

Hertica: Skenaristët e zhurmshëm të rrëzimit të qeverisë do të ndërrojnë lëkurën

“Prej Ramushit nuk pritet konsistencë në qëndrime, pasi që brenda pak muajve kishte vija të kuqe me PDK-në, e pas pak u kurorëzua me një koalicion parazgjedhor të natës, duke u futur nën ombrellën e krimit, korrupsionit, kontrabandës. Një lider, i cili brenda pak kohe ndërron qëndrim, thyen parimet bazike dhe kurorëzohet me një parti, e cila e ka sjellë shtetin në një “vdekje klinike”, është gabimi më i madh që mund t’i ndodhë në karrierën e tij politike”, theksoi analisti Hidajet Ahmeti.

Qeveria ‘Mustafa’ u rrëzua, me arsyetimin se nuk kaloi Demarkacionin, kurse tani e njëjta parti që edhe ndihmoi rrëzimin e kësaj qeverie, pra PDK, u bë në koalicion me dy nga kundërshtuesit e pandalshëm të së njëjtës çështje (AAK-Nisma), pra të Demarkacionit të nënshkruar nga vetë Hashim Thaçi, ish-kryetari PDK-së dhe ishzëvendëskryeministër e ministër i Jashtëm i Kosovës. PDK-ja u bë bashkë me atë që thotë se ky version i këtij Demarkacioni nuk do të kalojë asnjëherë, ndërkaq kjo lojë e fjalës po vazhdon nga krahu i luftës.

Pyetja tani shtrohet se a do të detyrohet t`i ndërrojë fjalët edhe Ramush Haradinaj, eventualisht nëse arrin ta marrë pozitën e kryeministrit të vendit, dhe a do të pranojë që të votohet, të kalojë me votën e deputetëve të tij në Kuvendin e Kosovës edhe marrëveshja e Demarkacionit për të cilin, vetëm disa muaj më herët, para një viti, bashkë me të gjitha subjektet e tjera politike opozitare, dhe liderët e tyre, nuk kursyen as gazin lotsjellës në Kuvend, apo ndoshta PDK-ja do t`i ndryshojë fjalët që të përcaktohet kundër kësaj marrëveshjeje, derisa tërë kohën e fajësonte partnerin e koalicionit se nuk po e sjell Demarkacionin në Kuvend. Me të drejtë tani dyshohet edhe nga analistët politikë se këto subjekte politike, koalicioni PDK-AAK- NISMA, ose koalicioni PAN, mund të jenë marrë vesh që paraprakisht për ta dërguar çështjen e Demarkacionit në Arbitrazhin ndërkombëtar, gjë që kanë mundur ta bëjnë edhe më herët. Mirëpo, qëllimi përjashtues ndaj një subjekti tjetër politik, në këtë rast kundër LDK-së, tregon më së miri se kjo klasë politike është vetëm një klientelë mashtruese e gënjeshtare për qytetarët, pa dallim, dhe në momentin që e marrin pushtetin edhe i ndërrojnë fjalët e veta vetëm për llogari të pushtetit dhe të zhvatjes që i bëjnë shtetit për përfitime shumë milionëshe!

PAN-i do të jetë koalicion jetëshkurtër

Mobi Casa

Magjistri i shkencave politike, Ali Hertica, beson fuqishëm, që pikërisht këta skenaristë të zhurmshëm të rrëzimit të qeverisë, me bindjen se kauza e tyre është e drejtë dhe nuk do ta lejojnë ratifikimin e Demarkacionit, nëse arrijnë ta kapin shtetin me një qeveri të përbashkët pas zgjedhjeve të 11 qershorit, do të ndërrojnë 100% në qëndrimet e tyre dhe do të pajtohen jo vetëm për Demarkacionin, por edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Tani koalicioni, pjesë e një spektri të partive politike, që ishin kundërshtues të ratifikimit të Demarkacionit e kanë filluar një dashuri “heleniane” me një subjekt tjetër politik PDK, që ishte edhe kreatori i arritjes së të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së edhe me palën serbe. Jam shumë i sigurt që qëndrimet, me kalimin e kohës do të ndryshojnë, dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri më tani do të realizohen, madje pavarësisht se kush do të vijë në krye të qeverisjes së re të vendit. Koha mund të vonojë pak a shumë, por shumë shpejt do të shohim se të gjitha kundërshtimet ndaj marrëveshjeve të deritanishme nuk kanë qenë asgjë më shumë se një patriotizëm i rrejshëm”, theksoi analisti Ali Hertica.

Ai thotë se nëse eventualisht opozita e re nuk i bashkohet koalicionit qeverisës për ta kaluar Demarkacionin, atëherë mund të gjendet alternativa tjetër, dërgimi i të njëjtit në Arbitrazh, por duke e ditur paraprakisht që vendimi i Arbitrazhit do të jetë në favor të Malit të Zi dhe verifikim i versionit të marrëveshjes së tanishme që është kundërshtuar nga treshja opozitare AAK-NISMA ‘VETËVENDOSJE’.

Për analistin Blerim Burjani, është shumë e qartë që koalicioni PAN është koalicion jetëshkurtër, i cili do të shërbejë vetëm sa të finalizohen proceset ë rëndësishme me Demarkacionin dhe Specialen, kurse përfitues nga kjo qeverisje jetëshkurtër do të jenë një grup i caktuar individësh brenda këtyre partive, nëse eventualisht arrijnë të marrin pushtetin.

Ahmeti: Prej Ramushit nuk pritet konsistencë në qëndrime

Analisti politik, Hidajet Ahmeti, vlerë- son se si kabinet qeverisës, qeveria e kaluar nuk kishte vullnetin, guximin dhe dijen për ta përmbyllur çështjen e Demarkacionit dhe përfundoi rreth tri vite të mandatit kushtetues, por nuk arriti ta zgjidhë këtë çështje. Sidoqoftë ai është i bindur që partneri i koalicionit të qeverisë së kaluar, PDK-ja ka qenë pro këtij versioni, së paku deklarativisht, kurse ishte LDKja, e cila nuk mundi të bindë deputetët e saj për ta votuar një version të tillë, prandaj edhe ndodhi skenari i rrëzimit.

Tani, sipas Hidajet Ahmetit, është e pritshme që kjo marrëveshje të marrë bekimin e Kuvendit në përbërjen e re të qeverisë, pasi që lideri i AAK-së, Haradinaj, nuk është personalitet i konsistencës dhe mosndryshimit të parimeve apo qëndrimeve të tija publike. “Prej Ramushit nuk pritet konsistencë në qëndrime, pasi që brenda pak muajve kishte vija të kuqe me PDK-në, e pas pak u kurorëzua me një koalicion parazgjedhor të natës, duke u futur nën ombrellën e krimit, korrupsionit, kontrabandës. Një lider, i cili brenda pak kohe ndërron qëndrim, thyen parimet bazike dhe kurorëzohet me një parti, e cila e ka sjellë shtetin në një “vdekje klinike”, është gabimi më i madh që mund t’i ndodhë në karrierën e tij politike, e një gjë të tillë e bëri Ramushi”, theksoi analisti Hidajet Ahmeti./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.