FITORJA

Veseli i vendosur: Demarkacioni votohet më 1 shtator, Biden më konfirmoi mbështetjen

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për herë të parë për mesazhin që atij i ka dhënë personalisht zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden. Ai tha se numri dy i SHBA-së i ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën në të gjitha proceset.

“Mesazhi ishte i qartë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë me ju. Ky ishte mesazhi që më dha zëvendëspresidenti Biden kur e përshëndeta në shkallët e avionit. Ai më siguroi se mbështetja e SHBA-ve do të jetë e fuqishme”, tha Veseli në një intervistë në Klan Kosova.

Ai tha se tani të gjithë deputetët duhet të bëhen bashkë dhe të miratojnë demarkacionin dhe ti hapin rrugë perspektivës. Veseli u shpreh i bindur se demarkacioni do të miratohet më 1 shtator.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet sa më urgjentisht të votojnë në mënyrë unanime demarkacionin sepse është në të mirë të vendit. Deputetët duhet ta dinë qartë se miratimi i demarkacionit i hapë rrugë perspektivës së shtetit, ndërsa alternativa tjetër e qon Kosovën në rrugë të paditur. Prandaj të gjithë deputetët duhet të reflektojnë sepse mesazhet janë të qarta, Kosova ka mbështetjen e fuqishme nga Shtetet e Bashkuara, nga presidenti Obama, zëvendëspresidenti Biden dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë. Tani të gjithë ne duhet të marrim përgjegjësitë që na takojnë dhe ta miratojmë demarkacionin”, tha Veseli./Telegrafi/

Veseli: Riformatimi i Qeverisë pas 1 shtatorit

Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës ka konfirmuar se pas 1 shtatorit do të ndodhë riformatimi i Qeverisë.

Ai tha se është i përkushtuar që ndryshimet të jenë substanciale dhe në të mirë të zhvillimit ekonomik.

“Qëndrimi është se nuk do të ketë vetëm riformatim në ndryshim të emrave apo zvogëlim të ministrive. Po do të ketë edhe riformatim të programit ku do të ketë një fokus të veçantë në ekonomi, në zhvillim, në mbështetje të gjithë punëtorëve të këtij vendi. Do të bëjmë reformë rrënjësore në heqjen e burokracisë”, tha Veseli në Klan Kosova.

Lideri i PDK-së ka folur edhe për hapjen e partisë që drejton.

“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Partia Demokratike do të vazhdojë të hapet për kuadro të reja. Ne tashmë kemi dhënë dëshmitë. Unë kam premtuar që ditën e arë se do ti japë mbështetje të fuqishme grave në PDK dhe rinisë. Kjo do të ndodhë në të gjitha nivelet e qeverisjes së PDK”, tha Veseli./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.