Veseli i Unitedit: Jam i gatshëm të luajë për Shqipërinë

Frederic Veseli, mbrojtësi shqiptar nga Kosova i Manchester United te ekipi i të rinjve, shpreson se shumë shpejtë të bëhet pjesë te ekipi i parë, i kampionit anglez. Ai e lë të hapur mundësinë që të bëhet pjesë edhe e kombëtares shqiptare.
“Unë personalisht nuk kam pasur kontakte, por babai im po. Ka shanse të mira të bëhem pjesë e kombëtares shqiptare. Unë jam shqiptar dhe secili ka shpresa të luaj për kombin e tij. Momentalisht jam i lënduar dhe këtë e kam preukopim parësor, por pasi të shërohem dhe të jam i gatshëm 100%, atëherë pse jo edhe të jap kontributin tim edhe për kombëtaren shqiptare”, ka thënë Veseli në një intervistë për emisionin Interaktiv në KTV.