Veseli, i padukshëm

Kur Hashim Thaçi u bë kryeministër për herë të parë në vitin 2008, ambasadorja amerikane e atëhershme, Tina Kaidanow, vlerësonte se lideri i PDK-së mbështetet jo pak edhe në përkrahjen e Kadri Veselit, atëbotë shef i SHIK-ut.
Në kabllogramin e Ambasadës amerikane të 10 janarit 2008, që ambasadorja Kaidanow ia ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit shkruan: “Thaçi gjithashtu mbështetet në disa pjesëtarë (të partisë) të nivelit më të ulët, siç janë anëtari i kryesisë, Azem Syla, problematiku dhe kryetari i porsazgjedhur i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe Kadri Veseli, drejtor i shërbimit jozyrtar të inteligjencës, të afërt me PDK-në”./zeri/