Veseli i bindur që Kosova merr këtë javë sinjalin pozitiv për liberalizim të vizave

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i bindur se deri në fund të vitit shtetasit e Kosovës do të lëvizin pa viza drejt BE-së.

Veseli ka thënë se vendimi se rekomandimi pozitiv për këtë nga Komisioni Europian pritet të jepet javën e ardhshme.

“Pritjet e qytetarëve tanë janë që shumë shpejt të kemi rekomandim pozitiv nga Bashkimi Europian. Gjatë javës së ardhshme presim rekomandimin pozitiv. Në të njëjtën kohë jemi në kontakt edhe me miqtë tanë, miqtë e Kosovës të cilët janë pro liberalizimit të vizave”, deklaroi Veseli në televizionin publik.

“Jemi duke intensivisht në mënyrë që nga fundi i vitit të kemi lëvizje të lirë të qytetarëve tanë drejt Bashkimit Europian. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe në të njëjtën kohë presim që ky progres të jetë i njohur edhe nga vendet e BE-së”, theksoi Veseli.

Ai u shpreh i bindur se problemet me emigrim që kishin shtetet tjera fqinje pas liberalizimit nuk do t’i ndodhin edhe Kosovës.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).