ARKATANA

Veseli: Gjilani me Zenun Pajazitin do të bëhet qendër e rëndësishme e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në një takim me qindra studentë dhe mësimdhënës në Gjilan, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Zenun Pajaziti, kanë shpalosur platformën për Gjilanin.

Kreu i PDK-së theksoi se arsimi do të jetë një prioritet i veçantë i qeverisjes së kryetarit Pajaziti.

“Ne kemi nevojë të rrisim cilësinë në arsim, në veçanti në hapjen e drejtimeve profesionale për nevojat e tregut të punës. Po ashtu, në programin tonë për secilën komunë kemi paraparë ndarjen e bursës për të gjithë studentët që kanë notën mesatare 8, si dhe punë praktike me pagesë në institucionet publike”, ka thënë kryetari Veseli.

Ai ka shtuar se Zenun Pajaziti do të jetë kryetari më i mirë i Gjilanit, i cili do të punojë me përkushtim dhe transparencë të plotë për sfidat që ka ky qytet.

Mobi Casa

Kryetari Veseli ka thënë se autostrada Prishtinë- Gjilan- Dheu i Bardhë ka qenë projekt i PDK-së dhe ajo do të nisë së shpejti të realizohet.

Ndërkaq, kandidati për Kryetar të Gjilanit, Zenun Pajaziti, pasi shpalosi platformën e tij qeverisëse, theksoi se do të krijohet një fond për mbështetjen e bizneseve të të rinjve.

Pajaziti premtoi po ashtu investime edhe në sport dhe infrastrukturë për ta bërë, siç tha ai, Gjilanin një qendër të rëndësishme të vendit.

Pas këtij tubimi, kreu i PDK-së bashkë me kandidatin për Kryetar të Gjilanit morën pjesë edhe në një tubim me qytetarë në fshatin Zhegër të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.