ARKATANA

Veseli: Gjatë verës presim lajmin e madh për vizat

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim delegacionin e Partive Popullore Evropiane, kryesuar nga Andrey Kovatchev.

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli i informoi deputetët evropianë për progresin e madh që ka bërë Kosova në rrugën e reformave, me theks të veçantë në përmbushjen e gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.

Kryeparlamentari Veseli tha se tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, ndërsa theksoi se institucionet kosovare po vazhdojnë punën në reformën e agjendës evropiane e cila do të sigurojë forcimin e mëtejmë të sundimit të ligjit dhe do të ndikojë në rritjen ekonomike.

UBT

Deputetët e Parlamentit Evropian u interesuan për punën e Kuvendit të Kosovës dhe shprehën gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit.

Ata e njoftuan kryeparlamentarin Veseli se gjatë verës institucionet përkatëse të BE-së do të japin sinjalet e qarta sa i përket procesit të liberalizmit të vizave. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.