Eko Higjiena

Veseli: FSK-ja është partner i sigurt i NATO-s, e gatshme të transformohet në ushtri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një vizitë në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë të cilës, është pritur në takim nga ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.
Kryeparlamentari Veseli dhe ministri Berisha diskutua për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve që FSK-ja ka shënuar gjatë këtyre viteve, për transformimin e saj në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe objektivat strategjikë që ajo ka para vetes gjatë vitit në vijim.

Kryetari i Kuvendit tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni me reputacionin më të lartë në Republikën e Kosovës, falë vetë pjesëtarëve të saj. Ai konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme për fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të kësaj force, ndërsa konfirmoi gatishmërinë e Kuvendit për të marrë çdo vendim në interes të sovranitetit dhe të fuqizimit të shtetit të Kosovës.

Veseli tha se vendimi për transformim të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës do të merret në koordinim me vendet partnere të NATO-s, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

UBT

“Pjesëtarët e FSK-së janë duke e bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ketë ë dëshmon më së miri suksesi i tyre në garat ndërkombëtare. FSK-ja është partner i sigurt i NATO-s dhe e ardhmja e saj do të jetë në NATO”, theksoi Veseli.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, nga ana e tij, vizitën e kryetarit të Kuvendit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë e konsideroi nder dhe respekt që i bëhet këtij institucioni, ndërsa e informoi atë për të arriturat e saj dhe procesin e transformimit./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.