UBT

Veseli : Edhe nëse ndalet gjykata, arrestimet e luftëtarëve të UÇK-së nuk ndalen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Gjykata Speciale është një e keqe që na ka ndodhur. “Gjykata Speciale është një e keqe që na ka ndodhë, po të kishim qenë të aftë kjo nuk kish ardhur hiq. Unë ju drejtohem luftëtarëve të UÇK-së, se krijimi i Dhomave të Specializuara për mos ta lënë Këshillin e Sigurimit ta themeloj këtë Gjykatë duhet ta krijojmë, ne nuk mund ta ndalim themelimin dhe nuk mund t’i ndalin arrestimet.

Me ditë që edhe i pari jam që do të gjykohem nga Gjykata Speciale, ne nuk mund ta ndalim as unë e as ju, dhe kjo është arsyeja që do ta votoj. Më mirë ta pësojmë ne si individë e jo Kosova e tërë. Nëse ndalet kjo Gjykatë, arrestimet nuk do të ndalen. Askujt nuk i frikësohemi në asnjë gjykim.

United Hospital

“Dita e sotshme është shumë e vështirë dhe të gjithë ne jemi të shqetësuar. Të gjithë jemi të shqetësuar për të ardhmen e shtetit tonë.Në shumë masakra të bëra askush nuk është përgjigj dhe sot ne do ta marrim vet një vendim për Gjykatën Speciale.”
“Kuvendi i Kosovës nuk ka nxjerrë asnjë rezolutë për krimet e luftës dhe duhet të na vjen marre.

SHBA-të dhe BE-ja po thoni se na cenojnë sovranitetin por unë nuk e di si mund ta kemi një sovranitet pa partneritetin me ta./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.