UBT

Veseli: Edhe Kosova së shpejti do jetë anëtare e NATO-s

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryekuvendari Kadri Veseli ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Veseli vlerëson se zgjerimi i NATO-s me vendet e Ballkanit është proces shumë i rëndësishëm e i dobishëm që forcon paqen e stabilitetin dhe që konsolidon lirinë dhe demokracinë për gjithë Ballkanin.

Ai ka shkruar në Facebook, se edhe Kosova, në një të ardhme të afërt do të bëhet pjesë e NATO-s.

UBT

“Lajmi i nënshkrimit të protokollit të anëtarësimit në NATO nga shteti mik i Maqedonisë së Veriut, është një ngjarje e mirëpritur, jo vetëm për fqinjët tanë por për mbarë rajonin. Jam veçanërisht i gëzuar për bashkombasit tanë në këtë shtet, të cilët, kanë luajtur një rol kyç në përpjekjet e integrimeve euro-atlantike”.

“Kosova e shikon me entuziazëm anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke shpresuar që ta ndjekë shembullin e njëjtë në një të ardhme sa më të afërt. Ne e shikojmë zgjerimin NATO-s në rajonin tonë si një proces shumë të rëndësishëm e të dobishëm që forcon paqen e stabilitetin dhe që konsolidon lirinë dhe demokracinë për gjithë Ballkanin”, ka shkruar ai në Facebook./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.