Veseli e thërret mbledhjen e kryesisë për ta caktuar seancën që do ta shpërbëjë Kuvendin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Kadri Veseli, e ka thirrur Kryesinë e Kuvendit për të hënën dhe në agjendë të diskutimit do të jetë një pikë shumë e rëndësishme.
Pika e rendit të ditës do të jetë: Shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, që do të nënkuptojë edhe shkuarja në zgjedhje, raporton Lajmi.net
Para pak ditësh, Veseli ftoi partitë politike që ‘të mos maltretojnë qytetarët’, por ‘që të merren vesh në Kuvend’ për të caktuar seancën ku do të shpërbëhej Kuvendi.
“Mos t’i maltretojmë qytetarët, është koha e vendimmarrjes. I kisha thirr kolegët e mi të partive politike, të mblidhemi në Kuvend, duhet të ndodh shpërbërja e Parlamentit, të merremi vesh për datën e zgjedhjeve”, kishte deklaruar Veseli.


