UBT

Veseli e Meta bëjnë thirrje për unitet politik për dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është pritur në Tiranë nga presidenti i Sgqipërisë, Ilir Meta, të cilin e ka informiar për zhvillimet politike në vend dhe për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Kryeparlamentari Veseli ka theksuar qëndrimin e Republikës së Kosovës se në fazën inale të dialogut Kosova synon njohjen e pavarësisë nga Serbia dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në OKB, NATO, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Veseli theksoi se në këtë proces Institucionet e Kosovës duhet të jenë të unifikuara dhe të ketë konsensus të gjerë nga forcat politike parlamentare.

Ai tha se integriteti dhe sovranitti i Kosovës janë të pa cenuar dhe të panegociueshme.

FIDANISHTJA

Në këtë takim, kryeparlamenhtari Veseli ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi, të cilët po ashtu theksuan nevojën e arritjes së konsensusit të brendshëm për fazën finale të dialogut.

Presidenti shqiptar Ilir Meta tha se Shqipëria po ndjek nga afër këtë proces dhe do të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në të gjitha fazat.

Ai tha se në procesin e dialogut, shteti i Kosovës duhet të ketë konsensus të gjerë politik dhe me këtë rast tha se edhe partitë opozitare duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të gjithë së bashku të ndërtojnë platformë shtetërore dhe ekip për dialogun./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.