Eko Higjiena

Veseli e do Thaçin me çdo kusht president

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Analistët vlerësojnë se kryeparlamentarit i intereson që mundësisht sa më shpejt ta heqë qafe Thaçin, për të bërë çfarë dëshiron me Partinë Demokratike.

Ish-kreu i SHIK-ut e pasivizon ish-kryeministrin

Në PDK pritet sundim i ri

Analistët vlerësojnë se kryeparlamentarit i intereson që mundësisht sa më shpejt ta heqë qafe Thaçin, për të bërë çfarë dëshiron me Partinë Demokratike

Uji Dea

Derisa akoma nuk po i dihet fatit të zgjedhjes së Hashim Thaçit për president të vendit, analistët politikë vazhdojnë të bëjnë matematika të ndryshme rreth këtij procesi dhe ndikimeve politike që do të ketë zgjedhja e tij eventuale në pozitën e kryetarit të shtetit në PDK, por edhe në rastin tjetër dështimi i kësaj zgjedhjeje.

Sipas analistëve politikë, dështimi eventual i zgjedhjes së Thaçit në krye të shtetit do të ishte një lajm shumë i keq për zëvendëskryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, i cili në rastin e zgjedhjes së Thaçit në pozitën e kryetarit të shtetit, me automatizëm e merr drejtimin e PDK-së. Kjo është një arsye plus që e bën kreun e SHIK-ut, Kadri Veseli, që të provojë me çdo kusht ta flakë Thaçin në Presidencë vetëm për ta hequr qafe nga partia, të cilën do ta sundonte ai tash e tutje me bashkëpunëtorët e vet. Sipas analistëve politikë, ambicia e Thaçit drejt pozitës së presidentit të shtetit është fundi i karrierës së tij politike.

Lakmia e tij për t’u bërë president në këtë atmosferë të tendosur politike mund t’ia rrënojë përfundimisht karrierën e tij si lider historik.”Mendoj se kandidatura e Thaçit për postin e presidentit të vendit, zgjedhja e tij eventuale, do të jetë sukses i Veselit në rolin e të parit partiak, që rrjedhimisht do të zhvillojë edhe më tutje partinë përmes mendë- sisë së tij, duke e bërë Thaçin të pafuqishëm dhe përfundimisht për t’ia ulur fuqinë politike”, tha politologu Arsim Haziri për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.