KKVITI

Veseli: Do të zbulohet kush e ka nxitur vetëvrasjen e Astritit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është votuar kërkesa për seancë të jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit. Për këtë kërkesë, vetëm 26 deputetë kanë votuar për.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli duke folur për rastin e Astrit Deharit ka premtuar se së shpejti do të ndriçohet.

Veseli tha se edhe në Kuvend do të ketë seancë ku do të debatohet për këtë rast e që siç tha ai do “ketë hetime edhe për shkaktarët që e kanë nxitur që një djalë i ri t’ia merr jetës veten”.

Eco Higjiena

Veseli ka hedhur dyshime edhe tek sistemi i drejtësisë për të cilin tha se “mbesa e Visar Ymerit është lënë në shtëpi, ndërsa një djalë, vëllai i të cilit para dy vitesh është vetëvrarë e kanë lënë vet”.

“Ky është sistemi i jonë i drejtësisë”, tha Veseli.