ARKATANA

Veseli: Do të punojmë ngushtë me SHBA-në për transformimin e FSK-së në Ushtri

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare të SHBA-së, Robert Karem, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të kremtimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kryeparlamentari dhe zyrtari i lartë amerikan diskutuan për zhvillimet aktuale në vendin tonë, për mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së ndaj Kosovës dhe vazhdimin e bashkëpunimit e të miqësisë midis dy vendeve.

Veseli falënderoi Karemin për përkrahjen që shteti amerikan ka dhënë për Kosovën në kohë dhe rrethana të ndryshme, ndërsa shtroi nevojën për mbështetje të mëtejme dhe ruajtjen e fokusit për Kosovën në agjendat e politikës amerikane.

Mobi Casa

Ai e njoftoi Karemin edhe për të arriturat e Kosovës gjatë dhjetë vjetëve të shtetësisë së saj, si në konsolidimin e brendshëm institucional e demokratik, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si shtet i cili çdo ditë e më shumë po zë vendin në skenë ndërkombëtare.

“Kosova dhe SHBA-ja do të bashkëpunojnë ngushtë në agjendën e transformimit të FSK-së në Ushtri”, ka thënë Kryeparlamentari.

Diplomati amerikan, Karem, konfirmoi se SHBA-ja vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e të gjitha proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.