ARKATANA

Veseli: Ditën që prishet partneriteti me SHBA-në, prishet koalicioni qeverisës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se koalicioni qeveritar bie në ditën kur prishen raportet me SHBA-në.

Veseli, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë ai do të largohet nga drejtimi i Kuvendid, ditën kur Kosova prishet me SHBA-të.

“Atë ditë që prishet partneriteti me SHBA-të, prishet koalicioni dhe Kadri Veseli largohet nga kreu i Kuvendit. Unë largohem, askujt nuk ia hupi karrigen”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Veseli ka thënë se e mira e kombit shqiptar ka ardhur falë ndihmës së SHBA-së.

KKVITI

“Këtë duhet t’ua themi fëmijëve dhe gjeneratave që po rriten sepse dikush mundet me harrua nesër. Nuk besoj se do të mbrohet shteti dhe sovraniteti pa SHBA-të. Pushteti mund të mbrohet por shteti jo”.

Kryetar i PDK-së ka thënë se nuk duhet të vihet në dyshim partneriteti më Amerikën për një karrige të pushtetit.

“Po flasim për një partneritet që është jetik për Kosovën. Shteti i pavarur dhe sovran mund të lëviz para vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është përgjigja ime përfundimtare”, deklaroi ndër të tjera Kadri Veseli./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.