GRANDEMALL

Veseli diskuton për transformimin e FSK-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Uashington, ka takuar kongresmenin Peter Visclosky, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer Kosovë-SHBA dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Duke e falënderuar kongresmenin Visclosky për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha fazat, Veseli e ka informuar atë për zhvillimet e reja në Republikën e Kosovës, synimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, duke vënë theks te agjenda euroatlantike dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm SHBA-Kosovë.

ARKATANA

Ndërkaq kongresmeni Visclosky e ka përgëzuar Veselin për punën dhe përkushtimin e institucioneve gjatë shtetndërtimit, duke i dhënë përkrahje përmbushjes së obligimeve kushtetuese në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në veçanti përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët.
Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se në takim është biseduar edhe për gjendjen politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore në përgjithësi.

Po ashtu, u vlerësua lartë prania e trupave amerikane brenda KFOR-it, si dhe angazhimi për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.