Mobi Casa

Veseli dhe Ramadani largohen për shkak të lëndimeve, Panucci grumbullon Balliun dhe Lilajn

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Largohen nga Kombëtarja Frederik Veseli dhe Ylber Ramadani, grumbullohen me emergjencë Ivan Balliu dhe Sabien Lilaj.

Ky është zhvillimi më i fundit në kampin kuqezi në kuadër të përgatitjeve për ndeshjes e së dielës me Izraelin.

Në një njoftim për shtyp, Federata Shqiptare e Futbollit, sqaron se lojtarët që lanë grumbullimin kanë patur probleme fizike.

“Për shkak të probleme fizike dhe konkretisht tërheqjeve muskulore të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë futbollistët e ekipit kombëtar, Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese”.

FIDANISHTJA

“Trajneri i skuadrës përfaqësuese Christian Panucci, ndërkohë ka kryer menjëherë zëvendësimet e duhura”.

“Kështu brenda ditës së sotme skuadrës do ti bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor, ora 20:45, në Izrael”.

“Shqipëria sipas programit, sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, teksa do të ketë edhe një të dytë pasdite, por me dyer të mbyllura”, thuhet në njoftimin nga FSHF. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.