ARKATANA

Veseli dhe Mustafa s’mendojnë për dorëheqje

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk pritet t’i ndërrojnë liderët, pavarësisht se nga zgjedhjet e 11 qershorit kanë dalë me humbje të madhe të votave në raport me zgjedhjet e vitit 2014.

Kadri Veseli dhe Isa Mustafa do të vazhdojnë ta mbajnë “timonin” e partive, ndonëse nën drejtimin e tyre këto parti arritën rezultate jo të kënaqshme, derisa partia opozitare, lëvizja “Vetëvendosje”, arriti të dyfishohet në këto zgjedhje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk preferon të flasë për numrin e deputetëve që do ta ketë në Kuvend kjo parti, duke u arsyetuar se Kadri Veseli ka krijuar dhe ka udhëhequr koalicionin i cili i ka fituar zgjedhjet e 11 qershorit, koalicion, sipas tij, që do t’i udhëheqë institucionet e vendit në mandatin e ardhshëm.

Mobi Casa

“Lidershipi i Kadri Veselit është i pakontestueshëm. Si PDK ne e kemi kuptuar drejt mesazhin e votuesve tanë tradicionalë dhe të tjerëve dhe në këtë kuadër do t’i bëjmë analizat e nevojshme për vazhdimin e rrugës së reformave të nevojshme për fazën e ardhshme, qoftë në institucionet e vendit, qoftë brenda strukturave partiake”, ka thënë Krasniqi për gazetën “Zëri”.

Ndërsa nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë kanë ardhur për shkak të pabesisë nga ana e PDK-së. Ai ka thënë se në këto zgjedhje LDK-ja ka dalë partia e dytë në vend.

“Pabesia e PDK-së na ka dërguar në zgjedhje. Në këto zgjedhje LDK-ja ka dalë e dyta, larg nga PDK-ja. LDK-ja e ka ruajtur nivelin e qytetarëve. Është fakt që nuk kemi mundur të rritemi më shumë, por krejt çka duhet të bëhet është që LDK-ja kërkon angazhim, riorganizim dhe të bëhemi gati për zgjedhjet lokale”, tha Haziri./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.