FIDANISHTJA

Veseli: Dëshiroj të qëndroj në Serie A

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Është futbollist i vetëm kombëtares që ka fituar Kupën e Botës (me të rinjtë e Zvicrës), por edhe një nga ata që ka provuar të luajë në një skuadër sheikësh (Manchestr City).

Frederik Veseli, mbrojtësi i ekipit kombëtar po kalon një periudhë të vështirë dëmtimi, që e mban jashtë prej 4 javësh.

Në një intervistë për Supersport, Veseli ka sqaruar se këtë javë pritet ti bashkohet skuadrës, në luftën që Empoli po bën për t’u rikthyer në Serie A.

FIDANISHTJA

“Kam folur me mjekët dhe më kanë thënë që këtë javë duhet të stërvitem me skuadrën. Nëse gjërat shkojnë mirë duhet të jem në fushë në ndeshjen me Pro Vercelli, që luhet të dielën tjetër. Kam punuar me kujdes këto ditë dhe mezi pres rikthimin”, u shpreh ndër të tjera Veseli.

Mbrojtësi ka pësuar një tërheqje muskulare, e cila e la jashtë edhe me ekipin kombëtar, në miqësoren ndaj Norvegjisë.

“Shpresoj shumë që të rigjej sa më parë formën fizike. Jam një sportist ambicioz dhe dëshiroj që të qëndroj në Serie A sezonin tjetër. Kemi një skuadër të mirë dhe unë jam përshtatur shumë mirë. Aktivizimi i shpeshtë me jep mundësinë që të fitoj edhe një vend në ekipin kombëtar”, tha Veseli. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.