Veseli deponon përgjigjen për presidentin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka deponuar në Gjykatën Kushtetuese përgjigjen e tij rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës në seancën e 26 shkurtit.
Ai në përgjigjen e tij ka shkruar se Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Hashim Thaçin president në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. “Parashtruesi i kësaj përgjigje dhe Kuvendi i Republikës mirëpresin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese përkitazi me kërkesën Nr. KO47/16dhe shpreh bindjen se Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme të datës 26 shkurt 2016, ka zgjedhur presidentin e Republikës së Kosovës dhe ka zbatuar procedurën e zgjedhjes në përputhje të plotë me nenin 86 të Kushtetutës” është thënë në përgjigjen e Veseli, të cilën e ka siguruar “GazetaExpress”.
Para disa ditësh partitë opozitare e kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentit.


