UBT

Veseli: Demarkacioni obligim, presim shënjimin e kufirit edhe me Serbinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha të enjten në Prishtinë se “Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi duhet të kalojë sa më shpejt” meqë, sipas tij, “është interes i Kosovës dhe i fqinjëve të saj”. Veseli tha se Kosova ka obligimin e saj “të shënojë kufijtë e saj dhe nuk ka asnjë mundësi që t’i ndryshojë ata”.

Deklaratat e kryetarit të Kuvendit u bënë pak kohë pas publikimit të një raporti të Komisionit për Matjen e territorit të Kosovës, me të cilin siç u tha ‘Kosova nuk humbet asnjë pjesë të territorit të saj’.

“Kemi nevojë që të njohim kufirin tonë me të gjitha vendet e rajonit. Ne presim që të kemi shënjim të kufirit edhe me Republikën e Serbisë dhe njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Serbia”, tha Veseli pas takimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit bëri me dije se marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të futet në Kuvendin e Kosovës “në momentin që Qeveria e Kosovës ta procedojë atë”.

Ai e cilësoi demarkacionin me “rëndësi nacionale, strategjike, politike dhe në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe shtetit të Kosovës”.

Mobi Casa

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, që u nënshkrua në praninë ndërkombëtare në Vjenë në vitin 2015, nxiti që atëherë kundërshtimin e opozitës në Kosovë, e cila pretendon se me marrëveshje “Kosova humbet pjesë të territorit të saj”.

Debati në Kuvend nuk arriti të zhvillohet për shkak të reagimit me forcë të opozitës dhe njëkohësisht kundërshtimeve edhe të një numri deputetësh të partive politike në koalicionin qeverisës.

Qeveria e Kosovës pak kohë më parë krijoi një Komision për Matjen e Territorit të vendit, që udhëhiqej nga kryetari i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, dhe në një raport të tij thekson se “Kosova nuk ka humbur territor të saj”, siç pretendon opozita.

Kundërshtimet ndaj marrëveshjes, thotë opozita në Kosovë, do të vazhdojnë ‘derisa qeveria të heq dorë nga ajo’. (REL)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.