Uji Dea

Veseli: Demarkacioni kryhet deri të mërkurën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Të gjithë e duam Kosovën dhe të gjithë jemi patriot”, ka thënë sot pasi është shtyrë seanca e Demarkacionit, ndërsa ka kërkuar nga të gjitha partitë që të mendojnë për lëvizjen e lirë të qytetarëve duke votuar pro demarkacionit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas shtyrjes së seancës për demarkacionin, tha se qytetarët e vendit do të lëvizin lirshëm brenda këtij viti,.Ai spektri politik është pranë unifikimit për këtë çështje

Qytetarët e Kosovës duhet dhe do të lëvizin lirshëm në BE gjatë këtij viti dhe kjo gjë është duke shkuar mirë. Kemi mbajt një takim shumë të mirë, me takim nga pozita dhe opozita. Ajo që është kryesore është se duam që deri të mërkurën të përfundohet shënimi i kufirit me Malin e Zi dhe jemi në një rrugë të mirë”, ka thënë Veseli.

Mobi Casa

“Kërkojmë përkrahjen nga ju media dhe qytetarët që të arrijmë konsensusin. Thërras çdo deputet që e do shtetin dhe atdheun e vet, nuk ka patriotizëm më të madh sesa sot nesër a pasnesër, me konsensus të plotë pozitë-opozitë me e votuar marrëveshjen dhe me i jep perspektivë vendit, më tepër sesa debateve patriotike”.

Veseli ka komentuar qëndrimin e Listës Serbe në raport me demarkacionin.

“E rëndësishme është që sot po flasim të jemi bashkarisht pozita-opozita, Lista Serbe është pjesë e realitetit në Kosovë, ata e respektojnë shtetin e Kosovës dhe e duan shtetin e Kosovës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.