Mobi Casa

Veseli: Deklaratat e Vuçiqit nuk i bëjnë mirë as popullit serb, as atij të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë shembull i mirë i fqinjësisë dhe si të tilla nuk i bëjnë mirë as popullit serb e as atij të Kosovës.

Këto komente ai i ka bërë gjatë takimit me ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruari O’Connell, pas nënshkrimit të memorandumit për rekrutimin e njerëzve profesionalë në pozita të larta në institucionet e vendit.

“Ne si Kosovë kemi bërë një veprim shtetëror që ka qenë i dhimbshëm dhe kur zyrtarët e Serbisë vijnë në Kosovë promovojnë gjëra që nuk janë të mira, as për qytetarët serbë, e as të Kosovës. I falënderoj forcat e larta të sigurisë edhe pse deklaratat nuk kan përku me atë çfarë kanë ardhur”.

Veseli e ritheksoi qëndrimin e tij se integriteti i Kosovës është i pacenueshëm. Ai gjithashtu tha se regjioni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për integrim euroatlantik.

Mobi Casa

“Ujmani do të jetë në Kosovë dhe integriteti i Kosovës është i pacenueshëm. Ne do të sjellim partneritet dhe fqinjësi të mirë. Ne duam qe të kemi një finale të madhe. Regjioni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për integrim euroatlantik. Kur vjen mysafiri duhet me duru edhe kur thotë ndonjë fjalë të randë”.

Ambasadori O’Connell nuk ka dashur ta komentojë vizitën e presidentit të Serbisë në Kosovë duke thënë që Kosova duhet të jetë mirë e përgatitur për fqinjësi të mirë, raporton EO.

“Debati që është zhvilluar kohëve të fundit na tregon sa është i rëndësishëm normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kosova ka institucionet e veta dhe është e rëndësishme që ajo të bëhet gati për normalizimin e marrëdhënieve”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.