Mobi Casa

Veseli: Çmimin ta paguajë politika, jo qytetarët

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se partitë opozitare me veprimet e tyre po shfaqin metoda të vrazhda dhe antidemokratike. Veseli në një bisedë për ‘Epokën e re’ tha se Kuvendi nuk bën të bjerë nën diktatin e dhunës, por t’i kthehet normalitetit të punës, për të cilin edhe është votuar nga qytetarët e vendit.

Ai u ka bërë thirrje zërave të arsyeshëm opozitarë, që bashkërisht ta kapërcejnë këtë situatë.

Mobi Casa

Veseli ka thënë se Kosova ka lëvizur përpara sa herë që ka funksionuar trekëndëshi i partneritetit –Uashington-Prishtinë-Bruksel.

“Ky trekëndësh i ka sjellë lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar. I ka sjellë edhe marrëveshjet e fundit për normalizimin e raporteve të Kosovës me Serbinë”, tha Veseli.