Fundamenti

Veseli: Britania ka qenë krah i qytetarëve të Kosovës, në momentet më të vështira

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në vazhdën e takimeve me drejtues të lartë të shtetit britanik, sot në Londër, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në takim nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Britanisë së Madhe, John Bercow.

Kryetari Veseli e falënderoi homologun e tij britanik për mbështetjen dhe ndihmën që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj, në kohë dhe rrethana të ndryshme, duke shfaqur shpresën që kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik, integrimit evropian të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.

ARKATANA

“Britania e Madhe ka qenë në krah të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, në momentet më të vështira. Ajo kishte dhe ka rol tejet të rëndësishëm në njohjen dhe forcimin e subjektivitetit të Republikës së Kosovës. Ne këtë e çmojmë dhe konsiderojmë vlerë të qëndrueshme dhe vullnet për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm. Bashkëpunimi ndërparlamentar, sundimi i ligjit dhe investimet në fushën e ekonomisë, përbëjnë fusha të interesit tonë të përbashkët”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.