GRANDEMALL

Veseli: Bizneset nuk do ta paguajnë më TVSH-në në kufi, por kur ta shesin produktin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, në një tubim me ndërmarrës në Ferizaj ka thënë se ata kanë rol të pazëvendësueshëm në krijimin e vendeve të reja të punës.

Veseli ka thënë se ne do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendësi të vendit, në mënyrë që bizneset ta paguajnë TVSH-në vetëm kur malli të jetë në duar të konsumatorëve.

“Me vetiniciativën e tyre, me guximin, punën dhe talentin, ndërmarrësit kudo në Kosovë janë motorë të rritjes ekonomike. Në një takim me qindra ndërmarrës në Ferizaj theksova rolin e pazëvendësueshëm të tyre në krijimin e vendeve të reja të punës.
PDK-ja nuk do t’i ngarkojë bizneset me asnjë tatim të ri dhe nuk do t’i rrisë as tatimet ekzistuese. Do të ndodhë e kundërta, ne do të ofrojmë lirime, incentiva dhe do ta eliminojmë burokracinë.
Ne do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendësi të vendit, në mënyrë që bizneset ta paguajnë TVSH-në vetëm kur malli të jetë në duar të konsumatorëve.
Malli i importuar mund të qëndrojë pa u shitur edhe me vite, kështu që duke mos paguar më TVSH-në në kufi, bizneset mund të kursejnë dhe të investojnë më shumë në zgjerimin e veprimtarive të tyre. Asnjë biznes më nuk do të ketë nevojë të marrë kredi për të paguar TVSH-në, duke minimizuar kështu edhe koston e interesave. #PDK112”, ka shkruar Veseli.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.