UBT

Veseli beson se Haradinaj do të lirohet plotësisht

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vlerësuar vendimin e sotëm të Gjykatës franceze për lirimin nga paraburgimi të ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, aktualisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si hap të parë drejt lirimit të plotë.

Duke e vlerësuar të padrejtë dhe absurd ndalimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi bazën e fletë-arresteve të Serbisë, kryeparlamentari Veseli e konsideron të domosdoshme heqjen dorë nga këto praktika.

Veseli beson se organet e drejtësisë në Francë do të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase ndaj Ramush Haradinajt, në mënyrë që ai të kthehet sa më shpejt në Kosovë.

FIDANISHTJA

Lidhur me rastin e ndalimit të ish-kryeministrit Haradinaj nga autoritetet franceze, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar letër kryetarit të Asamblesë Nacionale të Francës dhe kryetarit të Senatit, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit e të miqësisë midis Kosovës dhe Francës.

“Më lejoni të ndaj me Ju një shqetësim të institucionit të cilin e drejtoj, Kuvendin e Republikës së Kosovës, lidhur me ndalimin që i është bërë, në shtetin tuaj, Ramush Haradinajt, ish Deputet dhe ish Kryeministër i Kosovës. Ne besojmë fuqishëm në parimet e larta të drejtësisë franceze, të cilat burojnë nga tradita juaj republikane. Ne besojmë se z. Haradinaj do të trajtohet në përputhje të plotë me këto parime. Po ashtu, më lejoni të theksoj se z. Haradinaj, për akuzat me të cilat ngarkohet nga autoritetet e Serbisë, është shpallur dy herë i pafajshëm nga Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi”, thuhet ndër të tjera në letrat që kryeparlamentari Veseli u ka dërguar kryetarit të Asamblesë Nacionale dhe Kryetarit të Senatit në Francë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.