Fundamenti

Veseli: BE, agjendë nacionale si për pozitën ashtu edhe opozitën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ka nisur mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast kreu i Kuvendit ka falenderuar deputetët e BE-së duke thënë se është një moment historic pasi është gëzuar një popull i tërë pasi është përkrahur agjendën e Kosovës.

Ai ka thënë se agjenda evropiane e Kosovës bën bashkë edhe opozitën dhe pozitën, njofton Klan Kosova.

“Parlamenti Evropian ka nxjerrë disa rezoluta për Kosovën, u jemi shumë mirënjohës. Kjo është ngjarja më me rëndësi, Bashkimi Evropian është agjendë nacionale pavarësisht opozitë e pozitë. Prezenca e opozitës e dëshmon këtë fakt. Jemi të përkushtuar dhe te gatshëm të përmbushim cdo obligim që del drejt integrimit evropian”.

ARKATANA

Veseli ka thënë gjithashtu se do të ketë hapa konkret drejt luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Ai ka përmendur edhë punën e liberalizimit të vizave.

“Do të ketë hapa konkret drejt luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Presin që liberalizimi i vizave të bëhet sa më shpejte sepse jemi vendi i vetëm që jemi të izoluar”.