Eko Higjiena

Veseli: Bashkë me SHBA-në do ta sigurojmë njohjen nga Serbia dhe ulësen e Kosovës në OKB

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, ka thënë pas takimit me nënsekretarin e SHBA-së, David Hale se i siguron qytetarët e Kosovës se dialogu do të përfundojë me rezultat të qartë, që i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB, pa cenuar në asnjë mënyrë sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe karakterin unitar të shtetit tonë.

“Në takim, theksova se qëllimet e Kosovës mund të arrihen vetëm duke ruajtur dhe duke fuqizuar partneritetin e përjetshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Po ashtu, z. Hale i shpreha qëndrimn tim të vendosur që për asnjë arsye nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe se veprimet tona të ardhshme do të jenë të koordinuara me SHBA-të”, ka thënë Veseli, nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Veselit:

“Me Nënsekretarin për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit, David Hale, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, sot patëm një takim të rëndësishëm.

FIDANISHTJA

Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe ky përkushtim tashmë është konfirmuar edhe përmes miratimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit, Platformës dhe Delegacionit Shtetëror për Dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Qytetarët tanë i siguroj se Dialogu do të përfundojë me rezultat të qartë, që i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB, pa cënuar në asnjë mënyrë sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe karakterin unitar të shtetit tonë.

Në takim, theksova se qëllimet e Kosovës mund të arrihen vetëm duke ruajtur dhe duke fuqizuar partneritetin e përjetshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Po ashtu, z. Hale i shpreha qëndrimin tim të vendosur që për asnjë arsye nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe se veprimet tona të ardhshme do të jenë të koordinuara me SHBA-të”, ka shkruar Veseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.