Fundamenti

Veseli: Autostrada dhe parku i biznesit do ta zhvillojnë Kamenicën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për Kryetar të Kamenicës, Kujtim Gashi, kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë shpalosur programin për ekonomi për Komunën e Kamenicës. Veseli ka thënë se në Kamenicë e kanë kandiduar një profesionist të shquar që ka dëshmuar me punën e tij se është një menaxher i mirë, i përkushtuar dhe i palodhur.

“Kujtimi është kandidati më kredibil dhe ka vizionin më të qartë për zhvillim ekonomik, sepse ka përvojën e qeverisjes qendrore dhe atë të qeverisjes lokale. Një personalitet i tillë i duhet Komunës së Kamenicës për ta udhëhequr”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se Kamenica ka një diasporë të fuqishme, e cila me një vizion të qartë të Kryetarit të Komunës, do ta sjellë kapitalin e tyre për ta investuar në vendlindje për të hapur biznese që do të krijojnë vende të reja pune. “Qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës do të realizojë projektin e madh të autostradës, e cila do të përfundojë në Komunën e Kamenicës dhe do të krijojë shumë mundësi për qarkullim të mallrave dhe qytetarëve. Infrastruktura është parakusht i zhvillimit, pasi në autostradën e re do të kenë qasje të shpejtë të gjitha bizneset të cilat do të vendosen në parkun e biznesit, i cili do të jetë i gatshëm gjatë mandatit të kryetarit Kujtim Gashi”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së ka përmendur edhe natyrën dhe terrenin e mrekullueshëm të Kamenicës për ta zhvilluar turizmin rural, i cili mund të krijojë qindra vende të reja të punës.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për Kryetar të Kamenicës, Kujtim Gashi, ka thënë se do të themelojë Zyrën Komunale për Zhvillim Ekonomik.

Eco Higjiena

Në kuadër të kësaj zyre, Gashi ka thënë se do të funksionalizohet edhe sektori për planifikim strategjik, i cili do jetë ekip i specializuar për dizajnim të projekteve që orientohen në donacione të ndryshme të shteteve anëtare të BE-së dhe në fondet që jepen nga BE-ja për nivelin lokal.

Kandidati i PDK-së për Kamenicën ka thënë se do të kompletojë zonën industriale me infrastrukturë përcjellëse, do të vënë në dispozicion prona të mjaftueshme publike për investitorët potencialë dhe do ta përkrahin sektorin e bujqësisë përmes krijimit të kushteve për ujitje dhe rregullim të infrastrukturës rurale. “Me funksionalizimin e parkut të biznesit krijohen mundësi për krijimin e rreth 1 mijë vendeve të reja të punës”, ka thënë ai.

Gashi ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht në stimulimin e zhvillimit të turizmit rural, si burim i zhvillimit ekonomik.

Ai ka premtuar se do të krijojë kushte për ndërtim të shtëpive të banimit për turizëm, staza të ecjes, lokale, hotele e bujtina, të cilat do të gjenerojnë vende pune.

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Kamenicës ka premtuar edhe heqjen e taksës për të gjitha bizneset që hapin vende të reja pune dhe zgjerojnë veprimtaritë e tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.