Uji Dea

Veseli akuzohet se po instalon modelin e nëntokës në krye të shtetit

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Akuza e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, e adresuar ndaj kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke thënë se ai është një njeri i papjekur politik, si dhe politikëbërja e Kadri Veselit është mentalitet i nëntokës, është komentuar në mënyra të ndryshme, qoftë nga bashkëpartiakët e tij, qoftë nga deputetë të opozitës dhe nga analistët politikë.

Analistët: Në publik shfaqet si liberal, në prapaskenë vepron si SHIK

“Është turp që organi më i lartë i shtetit të Kosovës ka në krye një njeri mafioz të nëntokës, që është vetë Kadri Veseli, i cili jo vetëm që është plotësisht i padijshëm, nuk di as t’i formulojë fjalitë, por ka një fjalor të njeriut të pashkolluar dhe nuk di aspak t’i udhëheqë as seancat e Parlamentit. Veseli, duke qenë edhe kapo i krimit, mendon se ai mund të jetë mbi çdo gjë, mbi të gjithë, edhe kryetar Parlamenti, edhe kryeministër, edhe ministër i Kulturës e Sportit, edhe ministër i Mirëqenies Sociale”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, raporton Gazeta Kosova Sot

Akuza e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, e adresuar ndaj kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke thënë se ai është një njeri i papjekur politik, si dhe politikëbërja e Kadri Veselit është mentalitet i nëntokës, është komentuar në mënyra të ndryshme, qoftë nga bashkëpartiakët e tij, qoftë nga deputetë të opozitës dhe nga analistët politikë. Shumica prej këtyre besojnë në cilësimin e Gashit që ia bën kreut të Kuvendit të Kosovës, ndonëse ai kritikohet pse e ka bërë një reagim kaq të vonuar. Pohimi i Gashit se politikëbërja e Kadri Veselit është mentalitet i nëntokës shihet si diçka që qëndron edhe sipas disa opinionistëve të tjerë, ngase sipas tyre këtë më së miri po e dëshmon vetë sjellja e kryeparlamentarit, si të ishte vetë kreu i ekzekutivit të vendit, pasi është fituar bindja në opinion se Veseli po tenton që me mentalitetin e nëntokës ta marrë edhe primatin si njeriu që do ta shpëtojë ekonominë përmes nënshkrimeve të memorandumeve e marrëveshjeve të ndryshme. “Po, është turp që organi më i lartë i shtetit të Kosovës ka në krye një njeri mafioz të nëntokës, që është vetë Kadri Veseli, i cili jo vetëm që është plotësisht i padijshëm, nuk di as t’i formulojë fjalitë, por ka një fjalor të njeriut të pashkolluar dhe nuk di aspak t’i udhëheqë as seancat e Parlamentit. Veseli, duke qenë edhe kapo i krimit, mendon se ai mund të jetë mbi çdo gjë, mbi të gjithë, edhe kryetar Parlamenti, edhe kryeministër, edhe ministër i Kulturës e Sportit, edhe ministër i Mirëqenies Sociale… Ai mendon se paratë e qytetarëve mund t’ia dhurojë kujt të dojë e kur të dojë, pa asnjë kriter”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.

ARKATANA

Kryeparlamentari po i tejkalon kompetencat Deputeti Pal Lekaj, nga AAK-ja, thotë se personalisht nuk i ka të njohura të gjitha ato cilësime që deputetët e LDKsë, partnerë të koalicionit qeverisës, i bëjnë kryetarit të Kuvendit, mirëpo ai thotë se një pjesë të madhe të fajit e bartin edhe vetë ata që i kanë mundë- suar Veselit të jetë në atë pozitë dhe ta shfrytëzojë atë në mënyrën që tani është duke e bërë. “Sa u përket këtyre deklarimeve të LDK-së, konsideroj se këto janë vetëm sa për të krijuar një lloj hutimi te qytetarët, sepse ata i kanë pasur dhe i kanë ditur këto vlerësime edhe më parë. Tani ata edhe vetë janë pjesë e asaj që e thonë dhe nuk është serioze që tani vetëm pas dy vjetësh të bashkëqeverisjes të dalin e të thonë këso deklaratash që për mendimin tim janë jo shumë serioze”, tha Pal Lekaj për “Kosova Sot”.

Një opinion kritik e ka edhe Ismail Kurteshi nga Lëvizja “Vetëvendosje”. ” Vlerësimet ose qëndrimet e personaliteteve politike ndaj çështjeve ose njerëzve të caktuar bazuar në spekulime në parim mendoj se janë metoda të gabuara, shpesh edhe të dëmshme, sidomos kur deklarimet dhe veprimet dallojnë. E kur spekulimet bëhen dukuri, atëherë ato janë të dëmshme jo vetëm për individët ose çështjet e caktuara, por për shoqërinë në tërësi. Në Kosovë që kur institucioni i ndëshkimit nuk ekziston, nevoja për spekulime po ashtu nuk ekziston, sepse shkelje e anomali të ndryshme po bëhen ashiqare. Se Kadri Veseli po i tejkalon kompetencat në shumë fusha, kjo po shihet.

Ai këtë javë deklaroi se të premten do të kalojë Ligji për ‘Trepçën’, siç deklaronin para gjashtë javësh Isa Mustafa e Hashim Thaçi për Demarkacionin. Deklaratat e tilla nuk e dëshmojnë fuqinë politike të individëve të caktuar, por mungesën e kulturës demokratike, për të cilën ata angazhohen verbalisht kur ajo u duhet, por sa herë që demokracia i pengon në realizimin e synimeve të tyre ata e shmangin atë. Kadri Veseli, edhe pse e udhëheq njërin nga tri pushtetet e Kosovës, pra Legjislativin, nuk heziton të paraqitet në rolin e të parit të Ekzekutivit, siç bëri këto ditë me nënshkrimin e një marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë nga SHBA-ja për përpunimin e mermerit, madje këtë e bëri në Kuvendin e Kosovës, në prezencën e një ambasadori, i cili vjen nga një vend vërtet demokratik”, tha Kurteshi për “Kosova Sot”. Kurteshi ka pohuar gjithashtu se Kadri Veseli edhe me vizitat e shpeshta familjeve dhe individëve të caktuar paraqitet edhe në rolin e të parit të vendit./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.