UBT

Veseli: 17 shkurti 2008 ishte përmbushja e një ëndrre të hershme për liri e pavarësi të shumë brezave

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar Pavarësinë e Kosovës për gjithë qytetarët, duke kujtuar sakrificën e popullit shqiptar ndër breza si dhe luftën çlirimtare për liri.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se Kosova si shtet i pavarur e demokratik është shndërruar në një faktor të rëndësishëm stabiliteti për rajonin dhe në një model të respektimit të të drejtave të njeriut.

Fundamenti

Postimi i plotë:

Urimet më të përzemërta bashkëqytetarëve të shtetit tonë dhe mbarë kombit shqiptar për përvjetorin e 12-të të Pavarësisë së Kosovës. 17 shkurti i vitit 2008 ishte përmbushja e një ëndrre të hershme për liri e pavarësi të shumë brezave, prandaj shpreh nderimin për të gjithë ata heronj, luftëtarë e veprimtarë që me sakrificat e tyre shekullore bënë të mundur ditët që gëzojmë sot. Ne krenohemi me shtetin tonë të pavarur demokratik që është shndërruar në një faktor të rëndësishëm stabiliteti për rajonin dhe në një model të respektimit të të drejtave të njeriut e të pakicave. Prandaj, urime të veçanta për të gjithë ata që me përpjekjet e tyre të mëdha gjatë këtyre pak viteve pavarësi kanë bërë që Kosova të arrijë kaq shumë në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve të saj. Gëzuar për jetë e mot Pavarësinë, Kosovë! /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.