UBT

Vesa: Skenat në klipin e ri s’janë zhveshje, por ekstravagancë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vesa Luma është rikthyer në emisionin Express të KTV-së për të rrëfyer për projektin e saj më të ri.

Në intervistën e parë pas publikimit të “Tkan fol keq për mu” këngëtarja ka thënë se për ta shkruar këtë tekst ajo është bazuar në përvojat e shoqërisë kosovare kur dikush flet keq për dikë, ndërsa për vete thotë të mos ketë dëgjuar se ka folur dikush keq.

Vesa ka thënë se me këtë këngë ua ka plotësuar dëshirën fansave të saj, të cilët kanë kërkuar që ajo t’u kthehet këngëve ritmike, të tilla si “Jemi dhe s’jemi” dhe “Amaneti”.

Mobi Casa

Ndërsa skenat eksplicite të klipit, ajo i ka quajtur ekstravagance e jo zhveshje e tepruar, përcjell Koha.net.
Vesa nuk ka dashur të tregojë nëse ishte e zhveshur tek skena në të cilën flokët ia mbulojnë asaj gjoksin.

Në anën tjetër, Vesa, nuk ka mohuar apo pohuar nëse vera e vitit 2015 do të sjellë kurorëzimin e saj me Big Basten, i cili në një interviste për emisionin Express ka thënë se ka plane personale për këtë verë, duke lënë të nënkuptohet se çifti mund të martohet shpejt. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.