UBT

Vesa Luma tregon se si ajo dhe Big Basta u larguan në Zelandën e Re dhe pse zgjodhën vendin e largët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo i është përgjigjur 50 pyetjeve që lidhen me jetën e saj personale dhe atë profesionale.

Sigurisht që kureshtja më e madhe për fansat vazhdon të mbetetet fakti se si ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Big basta, morën vendimin që të shpërnguleshin për në Zelandën e Re.

“Ashtu si krejt shqiptarët edhe ne, në momentin që e kemi bërë Lianin [djalin], atëherë e kemi parë përnime se çka i duhet jetës dhe çfarë do njeriu prej vetes, kështu që kemi vendosur t’ia sigurojmë atij një të ardhme më të mirë dhe një siguri”, ka treguar fillimisht Vesa.

ARKATANA

Tutje, këngëtarja nga Prishtina ka bërë të ditur se pse familja zgjodhën pikërisht vendin e largët për të jetuar.

“Zelanda e Re sepse kemi miq atje edhe ne kemi pasur një turne në Australi para disa vjetësh dhe aty e kemi parë Australinë dhe kemi thënë se në një të ardhme të afërt duhet patjetër ose në Australi ose Zelandë të Re. Ne jemi tipa avanturistë shumë, kemi qejf shumë të shohim, të vizitojmë, të përjetojmë gjëra të reja edhe Zelanda na u duk opsioni më i favorshëm që nuk i biem pishman hiç”, ka thënë tutje ajo.

Pavarësisht largësisë, Vesa ka treguar se vazhdon të jetë shumë e lidhur me Kosovën dhe mundohet të vizitojë familjen e saj në Prishtinë së paku një herë në vit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.