RCCOLA

Vesa Luma nuk arrin t’i përgjigjet fansave

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Këngëtarja prishtinase, e cila tash e sa kohë po jeton mes Tiranës e Prishtinës, ditë më parë ishte e ftuar në emisionin ‘Një kafe me Labin’, ku në rubrikën e pyetjeve të fansave ajo arriti rekord pyetjesh, sa që nuk arriti t’i jap përgjigje të gjithëve.

RCCOLA

Kështu të paktën ka treguar vetë këngëtarja Luma në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’, ku ka shkruar. “Mendova se do t’iu përgjigjesha të gjitha pyetjeve por nuk ma mori mendja qe bashkë në Instagram e Facebook do bëheshin rreth 600 pyetje hahata. Ju dua të gjithëve!Flm. Labinot Gashi te dua. U kënaqa sot”, ishte mbishkrimi i Vesës. Ndërkaq duhet përmendur që këngëtarja e njohur ende po shijon sukseset e këngëve të fundit që i lansoi gjatë sezonit verorë e që nga publiku u pritën jashtëzakonisht mirë./Tribuna/