ARKATANA

Versioni zyrtar i policisë për vrasjen në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës në Gjilan sot me 09 Korrik 2016 rreth orës 17:25 është informuar se në Rrugën e “Kumanovës”, Lagja “Bregu i djegur” nê Gjilan, se një person i dyshimtë është duke i sulmuar qytetarët me thikë ku veç një vajzë e mitur ishte therur me thikë nga ky person i dyshimtë.

Njësitet reaguese të policisë sē Kosovës nga Stacioni Policor i Gjilanit me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe kanë dalë nê vendin e ngjarjes, ku posa kanë arrit në vend ngjarje për të reaguar dhe parandaluar incidentin, personi i dyshuar në mënyrë të fshehur dhe tinëzisht i ka sulmuar edhe zyrtarët policor.

Njëri nga Zyrtarët policor ka pësuar lëndime serioze në pjesë të ndryshme të trupit ku si pasojë e goditjeve i shkaktohen plagë të rënda trupore në pjesët vitale të trupit si dhe ekstremitet e poshtëm të trupit : si në shpinë, duarë, këmbë, dhe disa pjesë tjera të trupit duke ja rrezikuar jetën e tij drejtpërdrejt, dhe kolegut të tij në detyrë, nga goditjet me thikë nga ana e të dyshuarit B.R. (1980) Shqiptar Shtetas i Kosovës me banim në Gjilan.

Sulmet e vazhdueshme nga ana e personit të dyshuar me mjet të rrezikshëm vdekjeprurës, kanë qenë të vazhdueshme, ku njëri nga zyrtarët policor ju ka rrezikuar jeta e tij drejt për drejt, kolegut të tij,edhe për kundër që zyrtarët policor, pasi që i kanë përdorur të gjitha mjetet ligjore, dhe shkathëtit fizike për ta parandaluar sulmin vdekjeprurës, dhe në atë çastë shëm nga ana e të dyshuarit, njëri nga zyrtarët policor është detyruar në vet mbrojtje të përdor armën zyrtare si zgjedhe e fundit për të shpëtuar jetëra.

Hidromorava

Si pasoj e përdorimit të armës, personi i dyshimti ka ndërruar jetë.
Njëri nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës me lëndime të rënda trupore me urgjencë është dërguar në QKUK nê Prishtinë, dhe jeta e tij është në rrezik.

Po ashtu edhe vajza e mitur e moshës rreth njëmbëdhjetë vjeçe është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Gjilanit, e me pastaj për shkak të natyrës së plagëve u dërgue po në QKUK në Prishtinë.

Trupi i pa jetë me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar për Obduksion në Prishtinë.

Njësitet e Hetimeve Rajonale, Krimteknika, Hetuesit nga Drejtoria e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Prokurori i Shtetit, Inspektorati Policor kanë dal në vend të ngjarjes, janë marrë deklarata nga dëshmitar okular nga ana e hetuesve Policor dhe janë duke e hetuar të gjitha rrethanat e këtij rasti ka thënë Ismet Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.