UBT

“Versioni im” – kënga prezantuese e Soni Malajt në “Kënga Magjike 2021”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj, do të jetë sërish e pranishme në festivalin “Kënga Magjike 2021”.

Ajo këtë vit prezantohet me baladën “Versioni im”, e cila njëherësh ka një tematikë të ndjeshme që lidhet me dashurinë.

Tekstin e ka shkruar Flori Mumajesi kurse për muzikën është përkujdesur Bruno.

Producimi është bërë nga “Threedots” dhe tashmë është publikuar në kanalin YouTube.

ARKATANA

Artistja merr vëmendje me paraqitjen elegante e veshur në një kostum të bardhë e po ashtu edhe me interpretimin e mahnitshëm.

“Për shkak të një problemi të vogël teknik po e ripostoj videon e prezantimit tim tek Kënga Magjike 2021. Faleminderit nga zemra Ardit Gjebrea”, ka shkruar në njoftimin e bërë në rrjete sociale.

Sipas komenteve që ka marrë, Soni duket të jetë njëra nga pretendentet kryesore për të fituar kompeticionin muzikor.

“Kënga Magjike 2021” pritet të mbahet më 26, 27 dhe nata finale më 29 maj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.