HW

Vërshime në komunat Kllokot e Viti, vështirësohet qarkullimi i qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Disa fshatra të komunës së Vitisë po përballen me vërshime pas reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë ditës së djeshme. Momentalisht është vështirësuar qarkullimi përgjatë aksit rrugor Kllokot- Viti, ku niveli i ujit vazhdon të rritet.

Nexhmedin Jakupi drejtor i Shërbimeve Publike, ka bërë të ditur se gjendja momentale në komunën e Vitisë është nën kontroll.

Ata kanë ndërhyrë në fshatin Letnicë ku kanë intervenuar për sanimin e pengesave nga shembja e dheut në këtë pjesë. Ndërkohë në fshatin Radivojc ku mbrëmë ka qenë gjendje alarmante duke vështirësuar qarkullimin e rrugës Ferizaj-Gjilan, situata është normalizuar.

Uji Dea

Kurse në fshatin Budrik i cili është lokaliteti që më së shumti përballet me vërshime, momentalisht nuk është i rrezikuar dhe përpos vërshimeve të sipërfaqeve bujqësore, në ekonomitë familjare dhe shtëpi nuk është shënuar ndonjë rast. Edhe rruga e fshatit Skifteraj që lidhet me magjistralen Ferizaj-Gjilan, është tejet e vështirësuar për qarkullim.

Qarkullimi pothuajse është i bllokuar tani për tani i rrugës Pozheran-Viti. Aktualisht raportohet për vërshime të sipërfaqeve bujqësore ndërsa është evidentuar vetëm një rast i vërshimit të një shtëpie në qytetin e Vitisë.

Niveli i ujit në lumin Morava, është rritur dukshëm që po rrezikon për çdo çast banorët e fshatrave që shtrihen përgjatë këtij lumi. Momentalisht qarkullimi i qytetarëve për gjatë rrugëve Kllokot-Viti dhe Pozheran-Viti vazhdon të jetë i vështirësuar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.