Verona ofron 1 milionë franga për Lenjanin

Performanca me ekipin kombëtar shqiptar duket se ka ndryshuar fatin e Ermir Lenjanit. Tani është Hellas Verona që bën një ofertë zyrtare. Klubi i Series A ka ofruar 1 milionë franga zvicerane, pak më shumë se 1 milionë dollarë për shqiptarin, po ky i fundit ende nuk ka vendosur sepse më parë do të shohë të gjithë ofertat dhe më pas do të vendosë së bashku me klubin e St. Gallenit.
Ermir Lenjani prej kohësh është në qendër të vëmendjes së shumë skuadrave evropiane këto ditë pas paraqitjeve të mrekullueshme që ka dhuruar me Kombëtaren kuqezi në ndeshjet e fundit me Danimarkën, Italinë dhe Francën. Priten zhvillime interesante në ditët në vazhdim./Arena/