Verona i ka rritur çmimin Marash Kumbullës
Tuttosport shkruan se Lazio po ndërmerr një sulm për mbrojtësin shqiptar, ndërsa Verona i ka rritur çmimin.
35 milionë euro duhet të hidhen në arkat e klubit të Veronës për të marrë kartonin e shqiptarit. Interi dhe Juventusi nuk po qëndrojnë duarkryq, ndërsa drejtori sportiv Igli Tare po mundohen të arrijë dhe një shkëmbim.
Kërkesa e Veronës është e ekzagjeruar, duke ditur dhe problemet e klubeve për shkak të pandemisë, përcjell albinfo.ch.
https://www.albinfo.ch/verona-i-ka-rritur-cmimin-marash-kumbulles/


