FITORJA

Verona e do Abrashin dhe Lenjanin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Verona është klubi që po lëviz më shumë në Itali gjatë kësaj kohe për të përforcuar skuadrën gjatë janarit. Sipas uebsajtit të Xhianluka Di Marcios, pas Ermir Lenjanit, klubi veronez ka vënë në shënjestër edhe Amir Abrashin. “Në krye të listës së dëshirave është Ermir Lenjani, mëngjarash i datëlindjes 1989, aktualisht në pronësi të St.Galenit në Zvicër: Verona këmbëngul, duke u munduar që të shfrytëzojë në maksimum edhe situatën kontraktuale të lojtarit. Lenjanit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe rinovimi me St.Galenin duket i largët.

Tjetër lojtar që po ndiqet nga veronezët është Amir Abrashi, mesfushor me tipare mbrojtëse i datëlindjes 1990, pjesë e Kombëtares shqiptare dhe në pronësi të Grasshopers. Kontaktet e para janë vënë tashmë dhe duket se një lëvizje e tillë parapëlqehet edhe nga vetë lojtari”, shkruante dje “gianlucadimarzio.com”.

FITORJA

Duhet thënë se edhe për Abrashin bisedimet janë thuajse identike, pasi edhe këtij lojtari i përfundon kontrata më 30 qershor të 2015-s dhe për momentin ai nuk ka rinovuar ende kontratën me Grasshopersin.

Kësisoj, drejtuesit e Veronës do të tentojnë që ta marrin që në janar, duke paguar një shumë të vogël për kartonin e lojtarit, kjo nisur edhe nga frika që tanimë kanë zviceranët, pasi mund ta humbin Abrashin në fund të sezonit, pa mundur që të përfitojnë asnjë kacidhe nga kartoni i tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.